Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: AAK-ja do ta shpëtojë Kosovën nga populistët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që po synon një tjetër mandat në krye të partisë që e themeloi mbi 20 vjet më parë, ka akuzuar pushtetin aktual për populizëm. Ai ka thënë se vetëm partia e tij “do ta shpëtojë Kosovën nga populistët dhe oportunistët”.

“Kosova nuk është sot mirë. Qytetari i Kosovës nuk është mirë. Kosova sot udhëhiqet nga politikanë të pangopur në protagonizëm, në populizëm e mosbesues deri në fund, të frikësuar nga çdo gjë dhe në paranojë e izolim. Kosova është e trembur dhe reaguese. Pse? Sepse ata që duhet ta ndërrojnë këtë gjendje janë oportunistë. Jetojnë në ujëra të qeta, edhe kur Kosova është në stuhi. Janë përfitues rasti, shijojnë privilegje për konsum të tyre e për fat të keq të tillë ka shumë si në nivel qendror e lokal”, ka thënë Haradinaj në fjalimin në Kuvendin zgjedhor të partisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se është partia e tij “ajo që do ta shpëtojë Kosovën nga populistët dhe oportunistët politikë e se do ta bëjë strategjike dhe jo reaguese”.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, AAK-ja mori 7 për qind të votave.