Ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ka deklaruar se Serbia është kërcënimi real për paqen në Ballkan, e jo Kosova.
Në një postim në Twitter, të hënën, ai shkroi se KFOR-i do ta bëjë punën e tij, duke iu referuar kërcënimit potencial të paqes nga Serbia.
“Luftënxitje në Ballkan nga Vuçiqi. Mos gaboni, Serbia është kërcënimi real për paqen këtu, jo Kosova. KFOR, forca paqeruajtëse e NATO-s, do të bëjë punën e saj. Kjo është një histori e shkruar mirë”, ka shkruar diplomati amerikan, përcjell ksp-ja.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masë reciprociteti me Serbinë për letërnjoftimet si dhe ka dhë kohë dy muaj për ndërrim të targave, për të gjithë ata që kanë të tilla të lëshuara nga Serbia në emër të qyteteve të Kosovës.
Serbia këto i ka quajtur “thirrje për dëbim të serbëve” dhe ka kërcënuar se nuk do të lejojë diçka që vetëm ajo e ka përmendur – dëbimin.
-
Delawie: Mosnjohja e Kosovës nga Serbia i shkaktoi tensionet në veri
-
Delawie: Kosova të integrojë serbët për të tejkaluar tensionet me Uashingtonin
-
SHBA-ja bën thirrje për frenim të “përpjekjeve të qëllimshme për të krijuar frikë në veri”
-
NATO-ja e gatshme të intervenojë po që se rrezikohet stabiliteti
-
Konjufca: Serbia, kërcënuese e sigurisë në rajon