Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dekorimi i Lipjanit për festat e fundvitit sërish përcillet me probleme

Komuna e Lipjanit për herë të dytë ka hapur tenderin për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit, derisa në tenderin e parë nuk ka pasur interesim të asnjë operatori.

Megjithatë, Komuna ka paraparë 15 mijë euro për këtë projekt. Zyrtarët komunalë kanë njoftuar se është rihapur edhe një herë tenderi për dekorimin e qytetit dhe kërkojnë nga kompanitë serioze të aplikojnë në këtë projekt, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por opozita problemin me dekorimin e qytetit e cilëson paaftësi në menaxhim të komunarëve.

Albulena Kelmendi, këshilltare në KK të Lipjanit, ka thënë se ka mundësi që sikurse edhe vitin e kaluar Lipjani festat e fundvitit t`i kalojë pa dekor festiv.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)