Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lipjani ia shkeput kontraten operatorit ekonomik per dekorim te sheshit

Komuna e Lipjanit nepermjet nje komunikate njofton se kontrata me titull “Dekorimi i Sheshit dhe Qytetit të Lipjanit me rastin e festave të fund vitit 2018” është shkëputur për shkak se komuna ka pranuar njoftimin, se kontraktuesi nuk iu ka përmbajtur kushteve të kontratës.

Kontraktuesi për kundër që ka marr tri vërejtje me shkrim nga Komuna për përshpejtimin e punimeve dhe përmbajtjen e kushteve të kontratës, kontraktuesi nuk ka ndërmarrë masa për ti realizuar obligimet e veta që janë sipas kontratës.

Për këtë, Komuna e Lipjanit ka formuar një komision për verifikimin e shërbimeve të parapara në projektin e dekorimit të sheshit me rastin e fundit të vitit 2018.

Komisioni ka vlerësuar gjendjen faktike dhe ka konstatuar se Operatori Ekonomik nuk i u ka përmbajtur kushteve të kontratës.

Komuna e Lipjanit për shkak të papërgjegjshmërisë së Operatorit Ekonomik ka marrë vendim për shkëputje të kontratës, andaj kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët se për shkak të afatit të shkurtër kohor dhe procedurave të gjata të rishpalljes, qyteti i Lipjanit do të mbetet i pa dekoruar për këtë fundvit.

{gallery}