Ka reaguar tashmë edhe deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, së cilit iu pa biseda që pati me Bilall Sherifin e Pal Lekajn, e disa kolegë të tij.
“Çdo bisedë me cilindo politikan mund ta publikoj. Skam asgjë për të fshehur. Është shumë e vërtetë që për 4-5 ditë rresht kemi negociuar me pushtetin për çështjen e buxhetit”, ka shkruar Molliqaj.
Ata, shkruan Molliqaj, “kanë kërkuar ta votojmë, kurse ne kemi kërkuar të na i plotësojnë kushtet që i publikuam dje. Ne kërkuam votimin e ligjit për paga, shkarkimin e Rikallos, zvogëlimin e numrit të zv.ministrave, etj”.
“Dhe na i pranuan këto kushte. Për këto është fjala në të gjitha mesazhet e publikuara. Asnjë bisedë gjatë këtij negocimi nuk është sekrete dhe kushdo që është i interesuar mund t'ia tregoj”, thotë Molliqaj.
-
Bisedat e Molliqajt me pushtetin dhe “pazaret” për votimin e Buxhetit
-
Zbulohen biseda të Molliqajt me Sherifin e Lekajn kur po votohej buxheti – Pse Krasniqi e la grupin e PSD-së
-
Molliqaj: Kush do opozitë, duhet ta votojë PSD-në
-
PSD-ja kërkon lirimin e menjëhershëm të Molliqajt, thotë se u arrestua pa fletarrest
-
Molliqaj: Në zgjedhjet e ardhshme PSD-ja do të ketë së paku 12 deputetë, VV-ja në rënie