Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski përmes një postimi në Facebook ka thënë se dhuna nuk është zgjidhje, ndërsa ka kërkuar qetësim të situatës.
Situata në Maqedoni është përshkallëzuar pas zgjedhjes kryetar të Kuvendit, Talat Xhaferi.
“Dhuna nuk është zgjidhje dhe është e nevojshme qetësim i situatës. Thërras për qetësi. Populli të mos bie pre e provokimeve të LSD-së dhe të atyre që duan ta fusin Maqedoninë në një krizë edhe më të thellë dhe ta plotësojnë skenarin e tyre. Është e nevojshme që të qetësohet situata. VMRO-DPMNE-ja do t’i kundërshtoje këto veprime anti-shtetërore të LSD-së përmes mjeteve juridike dhe demokratike”, ka shkruar Gruevski në Facebook, transmeton Koha.net.
Protestuesit kanë hyrë brenda Kuvendit dhe kanë sulmuar deputetët, dhe i lënduar është edhe Zijadin Sela, por jashtë rrezikut për jetë.
-
Gruevski akuzon Zaevin për trazirat në Kuvend
-
Krejt çka ndodhi mbrëmë brenda dhe jashtë Kuvendit të Maqedonisë
-
LSDM paralajmëron përgjegjësi për dhunën në Parlamentin e Maqedonisë
-
Gruevski fajëson LSDM-në e partitë shqiptare për dhunën në Kuvend
-
Tensione në Kuvendin maqedonas, pengohet përplasja fizike mes Xhaferit dhe Gruevskit