Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për përfshirjen në vrasjen e Ivanoviqit

Gjashtë të akuzuarit për përfshirje në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, janë deklaruar të pafajshëm në seancën e parë të shqyrtimit kryesor që po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, kanë mohuar akuzat për lidhjen me vrasjen.

Jovanoviq ndërkaq ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje.

Aktakuza ndaj tyre u ngrit në fund të vitit 2019, ndërsa seanca fillestare qe mbajtur në shkurt të 2020-s. Në prill të këtij viti, Gjykata e Apelit pati konfirmuar aktakuzën e ngritur për rastin.

Ivanoviq ishte vrarë më 16 janar 2018 në qytetin e Mitrovicës.