Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deklarata që Vuçiq ia shtoi Deklaratës për Persona të Zhdukur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se në deklaratën e ndërlidhur në Deklaratën e nënshkruar për personat e zhdukur, termi “të zhdukur me forcë”, i cili përdoret në dokument, nuk është term strikt ligjor porse i përkufizon rrethanat nën të cilat një person është zhdukur, pa marrë parasysh kualifikimet e ndryshme ligjore, sipas të drejtës ndërkombëtare dhe ligjet kombëtare, ka transmetuar RTV.

“Ky sqarim është dhënë në mënyrë që të shmanget çfarëdo keqkuptimi apo interpretimi i termit ‘të zhdukur me forcë’ si ‘të zhdukur nën dhunë’, i cili ka një kuptim të definuar qartë me Konventën Ndërkombëtare për mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukja me dhunë (2006)”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Vuçiqi.

Ai ka shtuar se një person mund “të zhduket me forcë”, si pasojë e veprave që i ka kryer një individ, ushtri, grup paraushtarak, politik apo tjetër ose ndonjë organizatë e ndërlidhur me konfliktin.