Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë për persona të pagjetur, ka thënë se delegacioni i Kosovës ka insistuar që në Deklaratë të përfshihet persona “të zhdukur me forcë”.
“Çështja e personave të zhdukur është vënë si prioritet i parë në Bruksel. E dyta e dini se kam qenë pjesë e delegacionit të Kosovës në bisedime Bruksel më shumë se një vit, pikërisht për hartimin e kësaj deklarate. Më 4 prill e kam dhënë njoftimin se vetëm i kemi harmonizuar qëndrimet tona për Deklaratën për Persona të Zhdukur. Ka qenë problem i madh termi personat e zhdukur me forcë. E keni parë është paragraf të dytë. Problem tjetër ishte hapja e dokumentacioneve. Kemi kërkuar persona të zhdukur me forcë, është në paragraf të dytë marrëveshjes, i vetmi term që derivon prej Konventës Ndërkombëtare të OKB-së të Personave të Zhdukur me Forcë”, tha Hoti në një deklarim për televizionin publik.
-
Deklarata që Vuçiq ia shtoi Deklaratës për Persona të Zhdukur
-
Hoti: Me deklaratën për personat e zhdukur me dhunë, Serbia pranoi t’i hapë arkivat
-
Qeveria: Termi “personat e zhdukur me forcë” do të jetë pjesë e deklaratës
-
Hoti: Pika për të zhdukurit u refuzua mbi 4 herë, Deklarata të nënshkruhet ditët në vijim
-
Hoti: S’e pranojmë largimin e termit “të zhdukur me forcë” nga deklarata për të pagjeturit