Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bogujevci: Pas një mohimi 24-vjeçar, Serbia pranoi krimin e zhdukjes me forcë

Saranda Bogujevci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka komentuar dakordimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për Deklaratën për Personat e Zhdukur.

“Sot u nёnshkrua deklarata për personat e zhdukur me forcë gjatë luftës, përkundër rezistencës sё gjatë tё Serbisё. Pas mohimit 24-vjeçar, me këtë deklaratë Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë. Me këtë deklaratë e ngritë nevojën urgjente për përpjekje shtesë për të lehtësuar vuajtjet e familjeve. Gjithashtu për herë të parë pranon të ofrojë qasje në të gjitha materialet që do të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur me forcë - qofshin këto edhe materiale të klasifikuara. Republika e Kosovës është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me forcë gjatë luftës dhe për t’i dhënë fund ankthit të pritjes së familjarëve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre. Deklarata e sotme na sjellë një hap më afër të vërtetës. Shpresojmë që ky hap i rëndësishëm do të lehtësojë sado pak dhimbjen e familjarëve”, ka shkruar Bogujevci në Facebook.