Pas kryeministrit Ramush Haradinaj, që e quajti “hajn të pulave” ish-prokurorin special Elez Blakaj, bashkëpartiaku i tij, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka kërkuar ekstradimin e tij nga Amerika, raporton KTV.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së në Interaktiv ka thënë se ish-prokurori Blakaj, që e hetoi lëndën e veteranëve të UÇK-së, ka përgjegjësi për publikimin e listave të veteranëve të rremë.
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, përgjegjës për komunikim me mediat, deklarimin e deputetit Ahmet Isufi e ka quajtur deklaratë politike, por jo edhe kërcënim.
Hoxha ka thënë se Prokuroria nuk ka kërkuar ekstradim të ish-prokurorit Blakaj dhe se për këtë nuk ndikohet nga asnjë deklaratë e tillë.
Deklaratën e Isufit, shoqëria civile e konsideron kërcënuese dhe ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë.
-
Ish-prokurori Blakaj akuzon rëndë zëvendësministrin Çeku për Listat e Veteranëve
-
Isufi: Lista e Blakajt më ngjasoi me atë nga UDB-ja e regjimit të Milosheviqit
-
Zyrtarizohet aktakuza e “hajnit të pulav’”
-
Delawie kërkon hetime pa ndërhyrje politike për veteranët e rremë
-
Haradinaj e quan hajn dhe mashtrues Kurtin