Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të ceremonisë hapëse të ushtrimit “Defender Europe 2023” të organizuar nga NATO, do të mbyllet për qarkullim përkohësisht rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Ceremonia hapëse do të mbahet në sheshin e Prishtinës me fillim nga ora 11:30.
FSK-ja është në mesin e ushtrive të 25 shteteve që do të marrin pjesë në këtë stërvitje. Stërvitjet sot do të mbahen në Babaj të Bokës të Gjakovës.
“Policia e Kosovës, gjatë mbajtjes së ceremonisë hapëse do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe do të ndërmerr masa shtesë për sigurinë në trafik, përfshirë riorientim të veturave në rrugë alternative. Njoftojmë qytetarët se për të pasur një qarkullim më të lehtë të mjeteve ushtarake, rruga ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim këtë të diele derisa të mbahet ceremonia në shesh. Andaj, kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët dhe njëkohësisht kërkojmë që të zgjedhin rrugë alternative gjatë intervalit kohor sa do të jetë e mbyllur kjo rrugë”, thuhet nga Policia e Kosovës.

-
FSK-ja gati për ceremoninë hapëse të “Defender Europe 23”
-
Policia bllokon përkohësisht një rrugë në Prishtinë për shkak të garës “Kosova në Lëvizje”
-
Gara e vrapimit mbyll nesër një pjesë të magjistrales Prishtinë-Ferizaj
-
Policia me plan operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, planifikohet mbyllja e disa rrugëve
-
Mbyllen disa rrugë për shkak të Maratonës “Prishtina 2025”