Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dedi: Divorci nuk është fundi i botës as për gratë e Kosovës

Gratë e divorcuara nuk duhet të ndihen të paragjykuara nga shoqëria, ato duhet të jetojnë dhe rifillojnë jetën njësoj si ish-burrat e tyre, kështu thotë psikologia Tringa Dedi.

Ajo në emisionin "Me Kast" me Paulina Nushi Muhaxhiri ka rrëfyer përvojën e saj të divorcit me tashmë ish-bashkëshortin, pas afro 20 vjet martesë.

"Në jetën time ka ndodhur një tradhti, e cila në njëfarë forme më ka detyruar që unë me e marrë një vendim, sepse kam mendu që nëse vjen deri te një situatë e tillë, personi tjetër nuk është plot, me personin qe e ka nda jetën. Një çift që është i lumtur dhe nuk ka boshllëqe në mes jam shumë e sigurt që asnjëherë nuk do ta shikonin dikënd tjetër "- tha Dedi.

Më tutje, psikologia rrëfeu se ajo ka tentuar ta shpëtojë martesën e saj, sepse në mes ishin edhe dy fëmijë, por që nuk ka gjetur mirëkuptim nga pala tjetër.

"Zakonisht ata janë të pafajshëm, pa marrë parasysh që i kam pa, që kam pa mesazhe, që më kanë tregu njerëzit e miqtë e tij, gjithmonë ka qenë jo nga ana e tij dhe gabimi kam qenë unë. Si zakonisht, gruaja gjithmonë është fajtore"

Edhe Kurteshi: Martesa është glorifikuar – Breznica: Martesa s’është veç për riprodhim Arbëri Kurteshi: Martesa është glorifikuar – Breznica: Martesa s’është veç për riprodhim

Tringa Dedi tha se pavarësia financiare ka qenë një lehtësi e madhe për situatën e saj, derisa potencoi se tash e disa vjet mbetet në proces gjyqësor për ndarjen e pasurisë me ish-bashkëshortin.

Ajo tha se familja duhet gjithmonë të përkrahë gratë që janë në prag të divorcit.

"Vjen një moment kur ti ke nevoje edhe për familjen dhe e vendos me u tregu, fatmirësisht e kam pasë edhe përkrahjen e te gjithëve, nanës e vëllezërve. Ata janë mundu me diskutu me ne, por nuk ka pasë zgjidhje"

Në cilësinë e psikologes, Dedi këshilloi çdo grua që kalon në fazën e ndarjes dhe divorcit të mos qëndrojë e mbyllur në shtëpi, por të angazhohet.

Edhe Gwyneth Paltrow tregon për vështirësitë pas ndarjes me Chris Martin Showbiz Gwyneth Paltrow tregon për vështirësitë pas ndarjes me Chris Martin

"Kam punuar ndoshta tri punë, kam dalë herët në mëngjes e jam kthyer në orën 20:00, nuk kam pasur kohë as me mendu dhe kjo më ka ndihmu shumë".

Sipas psikologes, divorci nuk është fundi i botës, por fillimi i një jete të re dhe se fëmijët rriten më të lumtur kur kanë dy shtëpi me plot harmoni, se në një familje me probleme të vazhdueshme.