Udhëheqin të njëjtën ministri, atë të Punëve të Jashtme, por raportet ndërmjet Behgjet Pacollit dhe zëvendësit të tij, Gjergj Dedaj, janë të ngrira.
Pikërisht ky zëvendësministër ka konfirmuar se shteti i Burundit e ka tërhequr njohjen e Kosovës, raporton KTV.
Dedaj thotë se deklarata e tij se njohja e këtij shteti është e parëndësishme, u keqinterpretua.
Megjithëkëtë, sërish përsërit se me rëndësi është që shtetet e fuqishme të mos e tërheqin njohjen.
Dedaj gjithashtu thotë se vetëm Pacolli e di se si e ka sjellë këtë njohje dhe disa të tjera përmes premtimeve, të cilat vetëm ai di t’u a bëjë shteteve të varfra.
Edhe
MPJ mohon se Burundi ka tërhequr njohjen për Republikën e Kosovës
Lexo edhe: MPJ mohon se Burundi ka tërhequr njohjen për Republikën e Kosovës
Përkundër kësaj, këshilltari i ministrit të Jashtëm, Jetlir Zymberaj, i ka thënë KTV-së se kjo ministri ende nuk ka pranuar ndonjë letër zyrtare lidhur me tërheqjen e njohjes së Kosovës nga ana e Burundit.
Tërheqjen e kësaj njohje e ka komentuar edhe kryeministrit i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar nga zyrtarët e lartë shtetërorë që të jenë të matur në deklarime, kur bëhet fjalë për çështjen e njohjeve.
Haradinaj nuk ka treguar për masat, qoftë ndaj Dedajt apo edhe ndaj zëvendësministrit tjetër të MPJ-së, Anton Berisha, i cili po ashtu kishte thënë se nuk ka asnjë peshë as njohja apo mosnjohja nga Burundi.
Njohësit e çështjeve ndërkombëtare thonë se diplomacia kosovare po ngec, derisa Serbia intensivisht po lobon kundër njohjeve të reja.
Edhe
Burundi mohon dërgimin e letrës, Kosova konteston
MPJ-së i rekomandohet që të punojë më shumë dhe të mos i lejojë Serbisë terren për të na dëmtuar në aspektin diplomatik.
Në Ministrinë e Jashtme kanë thënë se nga 116 njohje, sa kishte Kosova, tani shteti ynë numëron 114.