Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deda e quan diletantizëm arrestimin dhe lirimin e pesë serbëve në Gjilan

Ilir Deda, deputet i Alternativës, e ka quajtur diletantizëm të dorës së parë arrestimin dhe lirimin e menjëhershëm të pesë serbëve të dyshuar për “kërcënim të sigurisë nacionale”.

Sipas, Dedës, arrestimi në Gjilan dhe lirimi i menjëhershëm i tyre ka qenë show i institucioneve.

“Kur një shtet dyshon dhe arreston individë për ‘kërcënim të sigurisë nacionale’ - ja i arreston me të vërtetë sepse po e rrezikojnë atë siguri, apo nëse nuk e rrezikojnë - nuk bën show fare me arrestime. Arrestimi me pompozitet dhe lirimi i menjëhershëm i ‘kërcënuesve të sigurisë nacionale’ është diletantizëm i dorës së parë”, ka shkruar Deda në Facebook.

Në fund Deda ka thënë se edhe korrupsioni dhe krimi i organizuar i lidhur me partitë politike përbën “kërcënim të sigurisë nacionale”.