Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lirohen pesë serbët e arrestuar sot

Janë liruar në procedurë të rregullt pesë serbët e arrestuar në rajonin e Gjilanit, të dyshuar për përfshirje në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovë.

Lirimin e tyre e ka konfirmuar kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku.

“Ne, me kërkesë të Departamentit për Krime të Rënda të Policisë, kemi hapur hetimet ndaj pesë personave të dyshuar për kërcënim, shantazh dhe presion ndaj pjesëtarëve të FSK-së. 5 të dyshuarit janë intervistuar dhe pastaj janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Maloku për KTV-në.

Ai ka shtuar se gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar disa prova materiale si armë, fishekë të kalibrave të ndryshëm, kompjuterë, CD e materiale të tjera.

“Jemi në fazën fillestare të hetimeve dhe do të shohim çfarë do të bëjmë tutje pas shikimit dhe analizimit të materialeve të konfiskuara”, ka thënë tutje Maloku.

Edhe Krejt çfarë ndodhi sot me arrestimin dhe lirimin pesë serbëve Arbëri Krejt çfarë ndodhi sot me arrestimin dhe lirimin pesë serbëve

Më herët gjatë ditës, shefi i Zyrës për Kosovë në Qeverinë Serbe, Marko Gjuriq, kishte kërcënuar me ndërprerje të bisedimeve në Bruksel, nëse serbët e arrestuar nuk do të liroheshin deri në mbrëmje. Ndërsa, Lista Serbe, aksionin e Policisë e ka quajtur shembull të përdorimit të tepruar të dhunës dhe frikësim të serbëve të Kosovës. Ky aksion, sipas tyre, është demonstrim i nervozes së Prishtinës, për shkak të humbjes së mbështetjes ndërkombëtare dhe dobësimit të saj në bisedimet me Beogradin.