Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se ngjarjet e fundit kanë dëshmuar për urgjencën e kthimit në dialog.
Ai i është referuar mbylljes së filialeve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës e po ashtu të propozimit për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim të veturave. Ai ka thënë se dyja çështjet duhet të zgjidhen në Bruksel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ngjarjet e fundit – mbyllja e zyrave postare në komunat veriore dhe propozimet e reja për hapjen e urës në Mitrovicë për trafik – kanë nënvizuar urgjencën e kthimit në dialog. Të dyja këto çështje duhet të zgjidhen në procesin e udhëhequr nga BE-ja. Por, ky duhet të jetë dialog i fokusuar për përmirësimin e jetëve të njerëzve të zakonshëm në Kosovë dhe për rritjen e perspektivës së të rinjve nga të gjitha komunitetet për të jetuar, punuar dhe rritur familjet e tyre këtu”, ka shkruar Davenport në platformën “X”.
Recent events – the closure of post offices in northern municipalities and renewed proposals to open the bridge in Mitrovicë/Mitrovica to traffic – have underlined the urgency of returning to dialogue. Both these issues should be resolved in the EU-led process. 1/2