Departamenti Amerikan i Shtetit e ka mirëpritur bashkëpunimin mes palës kosovare dhe asaj serbe në Merdare, ku dogana dhe policia e të dy shteteve tanimë janë stacionuar në një objekt.
Kështu ka thënë zëdhënësja e DASH-it, Morgan Ortagus, me anë të një postimi në Twitter.
Sipas saj, rrjedhja e sigurt e mallrave dhe shërbimeve i hap rrugë stabilitetit në Kosovë dhe Serbi.
”Ne e përshëndesim dakordimin e Serbisë për punonjësit e Merdarit dhe angazhimet e Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të bëra në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator. Qarkullimi i sigurt dhe efikas i mallrave, shërbimeve dhe njerëzve do të hapë dyert për rritjen e prosperitetit dhe stabilitetit në Serbi dhe Kosovë”, ka shkruar ajo.
-
SHBA-ja ia dhuron Kosovës një skaner mobil i cili është vendosur në Merdar
-
Strehimi i 50 emigrantëve nga Kosova, DASH-i: Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë
-
KFOR-i i gatshëm për të gjitha masat që të parandalojë rikthim të tensioneve në Kosovë
-
Zbllokimi i importeve serbe ia siguron Kosovës qëndrimin në Procesin e Berlinit
-
Hovenier e quan hap të rëndësishëm hapjen e Merdarit për mallrat nga Serbia