Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Kosovës një skaner mobil, të llojit Rapiscan, që është vendosur në pikëkalimin kufitar në Merdar – që lidh Kosovën me Serbinë. Kjo teknologji e prodhuar në Shtetet e Bashkuara, në vlerë prej 3 milionë dollarësh, sipas Ambasadës amerikane në Prishtinë, do t’i ndihmojë autoritetet e Kosovës që të luftojnë kontrabandën e mallrave.
Sipas njoftimit të Ambasadës, përveç luftimit të kontrabandës së mallrave, skaneri i ri do ta ulë kohën e pritjes, duke lehtësuar qarkullimin ndërkufitar.
“Është një shembull tjetër i partneritetit të fortë mes SHBA-së dhe institucioneve të Kosovës, përfshirë Doganat dhe Policinë kufitare”, tha e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati. Në ceremoninë e dorëzimit, morën pjesë edhe disa ministra në detyrë të Qeverisë së Kosovës.
-
Kapen rreth 2 kg kokainë në një automjet në Merdar
-
Dy skanerë me rreze X do të instalohen në Merdar, në rastin më të mirë më 2026
-
Dogana zbulon 23 mijë euro të padeklaruara Merdar
-
REL: SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh
-
I kapen materiale me mbishkrime nxitëse duke hyrë në Kosovë, shtetasi serb kthehet për Serbi