Shtetet e Bashkuara thonë se zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë nga vetë palët dhe të jetë në duart e tyre.
Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit thekson se "SHBA-ja është e gatshme t'i dëgjojë dhe t'i ndihmojë palët në gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët".
"Normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për qëndrueshmërinë rajonale. Normalizimi po ashtu do t'iu hapte rrugë të qartë të dyja vendeve drejt anëtarësimit eventual në Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës.Tani është koha që palët të jenë kreative dhe fleksibile", thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.
Ajo vjen si përgjigje pas sugjerimeve të fundit se zgjidhja e mundshme e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi mund të arrihet me shkëmbim territoresh në vija etnike.
Presidentët e të dyja vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, e kanë hedhur idenë - i pari për korrigjim kufijsh, ndërsa tjetri për ndarje territoriale.
-
DASH-i për dialogun: Synimi i SHBA-së është njohja reciproke
-
Kur pritet ndihma e SHBA-së në dialogun Kosovë - Serbi
-
DASH: Marrëveshja Kosovë-Serbi kërkon elasticitet – shmangni retorikën negative
-
Escobari thirrje Kosovës dhe Serbisë që të jenë konstruktive dhe fleksibile para takimit në Ohër
-
DASH: Propozimi i BE-së, mundësi për popullin e Kosovës dhe atë të Serbisë