Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dallëndyshet edhe në qendër të Prishtinës

Këto janë pamje që nuk janë parë më herët nga banorët e qendrës së Prishtinës. Por dallëndyshet nuk janë krejt të pazakonta për Kosovën. Mirëpo praninë e tyre e ka parë kaherë fotografi Lulzim Demaj në Hajvali, ku ai jeton, e dhe i ka fotografuar.

Në këtë kohë të vitit, sipas Demajt, ndërtohen edhe foletë e tyre, gjë që e sheh si veçanti të tyre.

Fotografitë interesante mund të nxirren edhe në muajt e ardhshëm.

Ndërkohë, Shehide Gashi, studiuese e neurobiologjisë në Kontanc të Gjermanisë dhe pjesë e OJQ “KEERC”, që ka hulumtuar zogjtë, thotë se ulja e aktivitetit njerëzor i ka shtyrë dallëndyshet në qytete.

Rrugët e migrimit të dallëndysheve, sipas saj, nuk kanë ndryshuar. 

Edhe “Rrënjët” me personazhet që s’i përkasin më trungut Kulturë “Rrënjët” me personazhet që s’i përkasin më trungut

Gashi shton se ato vijnë nga ishulli francez i Korsikës ose nga Italia për në Kosovë.

E gjurmimi i shtegtimit të dallëndysheve është më ndryshe se i shpendëve të mëdha, dhe hulumtuesit përdorin unaza me numra identifikues për to.