Pagesat për pensionistët sot kanë dalë me rritje, ka njoftuar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.
“Sot i procesuam për pagesë pensionet me rritje prej 20%, për kategoritë e pensionit bazë, pensionit familjar, pensionit invalidor të punës dhe pensionet e parakohshme të Trepçës, si dhe pensionet kontributive me rritje prej 15%, duke përfshirë edhe pagesën retroaktive të muajit janar”, njofton Reçica në Facebook.
Reçica ka shtuar se mbetet i përkushtuar që edhe në vijim, brenda mundësive buxhetore të vazhdojnë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë tjera të përfituesve të skemave sociale dhe pensionale.
Artikuj të ngjashëm
-
Rama: Nga viti i ardhshëm 100 milionë euro shtesë për pensionistët
-
Nga nëntori rriten pensionet dhe shtesat për fëmijë
-
Nga nesër rriten pensionet në Shqipëri
-
Çmimet “në qiell”, pagat e pensionet kërkohet të përshtaten me inflacionin
-
Merzi mbështet planet për rritjen e moshës së pensionimit në rreth 70 vjeç