Rajon

Nga nesër rriten pensionet në Shqipëri

Euro

Nga 1 tetori i këtij viti, pensionet në Shqipëri do të rriten për 2.5 për qind. 

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve për 721,398 pensionistë.

Nga vendimi do të përfitojnë kategoritë e pensionit të pleqërisë, invaliditetit, familjarët, raportoi “TCH”.

Pjesë e vendimit do të jenë edhe qytetarët që dalin në pension duke filluar nga data 1 tetor.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën rreth 11.4 milionë euro, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.