Shkëlzen Dakaj nga Gazeta Infokus ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë në panik për shkak të humbjes së popullaritetit.
Sipas tij, kjo është arsyeja pse Kurti po e ngrit zërin nëpër tubimet zgjedhore.
“Çka jemi t’u pa te Kurti dhe te Lëvizja Vetëvendosje është rezultat i një paniku. Strategjia e Kurtit është t’u e nënçmu votuesin kosovar. Është para një panike që ka ra popullariteti i tij, para një panike që po e shohim te qytetarët që po bëhet balanci mes të keqes, a kanë vjedh më shumë ata apo këta. Nuk e kemi një kryeministër ku krejt qytetarët kanë pas shpresa që ka me bo ndryshim, ku ka me u bo një Kosovë e mirëqenë, ku ka me pas drejtësi, ku ka mu luftu korrupsioni e të tjera. Tash edhe militanti i LVV-së po e bon bilancin kush ka vjedh më shumë, ata më herët apo këta tash”, ka deklaruar Dakaj në debatin në KTV të premten.
Dakaj është shprehur kritik edhe për fjalimet e Kurtit në tubime.
“Kurgjo nuk thotë në fjalime, s’kanë përmbajtje, është nënçmim që po i bën elektoratit në Kosovë. Nëse nuk e ndërrojnë strategjinë, do të marrin rezultat të dobët”, ka shtuar ai.
-
Buja: Kurti s’do bashkëpunëtorë në mandatin e ardhshëm, kërkon poshtërimin e opozitës
-
Kabashi: Kurti s’po do me qeverisë, s’po ngopet me pushtet
-
Kurti: Kosova për të pasur presidente të re duhet të ketë opozitë të re
-
Murati kritikon Vetëvendosjen: Po e ndan shoqërinë në patriotë dhe tradhtarë
-
Shabani-Cacaj: Kurti po synon të futet në zgjedhje si viktimë, të mos ketë nevojë për opozitën