Prestigjiozja britanike Daily Mail shkruan se tre pushkët e sekuestruara në aeroportin e Rinasit të premten e kaluar dhe që ishin destinuar për në Londër do të përdoreshin për një sulm të mundshëm terrorist ose nga elementë të krimit të organizuar.
Tre pushkët të modelit AK- 47 u zbuluan nga forcat e sigurisë në aeroportin e Tiranës pak para se të ngarkoheshin në avion. Ato ishin të mbështjella me peshqirë dhe celofan brenda një kutie DHL ku ishin vendosur dhe veshje e letra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia shqiptare antiterror ka shtuar kontrollet si pasojë e sulmeve terroriste në Londër dhe Barcelonë. Sipas Daily Mail policia shqiptare nuk ka dhënë detaje për adresën ku do të shkonin armët, por konfirmuan se çdo informacion i është kaluar kolegëve britanikë.
32 vjeçari Sajmir Cullhaj, i cili u arrestua në Shqipëri, ishte personi që ishte urdhëruar tre ditë para zbulimit të armëve në aeroport, që ti dërgonte armët në Londër. Ai ka refuzuar të japë më shumë detaje për hetuesit duke mos treguar nga vinin armët dhe për cfarë do të përdoreshin, apo se cili ishte marrësi.
Policia shqiptare gjithashtu është vënë në kërkim të një shtetasi me inicialet N.H nga Durrësi nga ku është dërguar dhe pakoja për në Tiranë. Ndërkohë zëdhënësi i kompanisë DHL nuk ka pranuar të komentojë ngjarjen. Një muaj më parë policia britanike zbuloi 79 pistoleta të destinuara për në Britaninë e Madhe që ishin fshehur në motorin e një kamioni, në Channel Tunnel. Kjo ishte dhe sasia më e madhe e pistoletave të sekuestruara ndonjëherë nga policia britanike.