Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i ka quajtur institucionet shtetërore të Kosovës ‘institucione të përkohshme të vetëqeverisjes’.
Ai ka thënë se Serbia i qaset dialogut në Bruksel me ndershmëri dhe pa një “agjendë të fshehtë”, derisa dialogu nuk po jep rezultatet e pritura “me fajin e Prishtinës”.
“Angazhimi ynë për një dialog të sinqertë dhe konstruktiv me institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, me ndërmjetësimin e BE-së, fatkeqësisht nuk jep rezultatet e pritura dhe përsëris se Serbia ka bërë dialog në Bruksel me ndershmëri dhe pa agjenda të fshehta”, tha Daçiq, transmeton KP.
Sipas tij, Prishtina është treguar obstruktive dhe provokuese, ‘me mbështetjen e dukshme të disa fuqive të huaja’, dhe se duke zgjatur përmbushjen e detyrimeve të saj sipas marrëveshjes së Brukselit, minon dialogun dhe në këtë mënyrë kërcënon drejtpërdrejt stabilitetin e rajonit.