Kosova është çështje e interesit në të lartë kombëtar, prioriteti ynë si dhe çështja më e madhe e sigurisë politike, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, transmeton Koha.net.
Ai, siç përcjell b92, ka thënë se ruajtja e interesave të Serbisë në Kosovë dhe lidhur me Kosovën dhe kjo mbetet detyre në të cilën veprojmë, por nuk do të heqim dorë nga përkushtimi i dialogut dhe kompromisit, që, tha, ai, është mënyra e vetme e gjetjes së zgjidhjes së qëndrueshme.
“Imponimi i zgjidhjes dhe politike dhe i aktit të kryer, pa marrë para sysh nga vjen, është recetë për dështim dhe për destabilitet të shtuar”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe.
Daçiq ka theksuar se për Serbinë është absolutisht e papranueshme aspirata e Kosovës që me ndryshimin dhe me zgjerimin e mandatit të FSK-së të fillojë transformimi në Forcat e Armatosura .
Sipas tij, Serbia gjatë kësaj periudhe ka avancuar marrëdhëniet bilateral me superfuqitë e botës.
-
Gjuriqi thotë se dialogu me Kosovën është sfidues
-
Daçiq: S’mund të diskutohet për propozime të reja pa u formuar Asociacioni
-
Daçiqi paralajmëron angazhim maksimal për ta ndaluar anëtarësimin e Kosovës në KiE
-
Daçiq: Zgjidhja për Kosovën, prioritet kombëtar i Serbisë
-
Daçiqi thotë se Serbia është e angazhuar për zgjidhje kompromisi me Kosovën