Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i deklaroi sot TV Pink-ut se Beogradi e Prishtina janë larg asaj që të arrijnë marrëveshje në lidhje me statusin e Kosovës, ashtu siç janë larg edhe nga bisedimet, transmeton Koha.net.
Ai rikujtoi në këtë medium se Serbia ka platformë, sipas të cilës Kosovës duhet t'i jepet niveli më i lartë i autonomisë, të cilën e ka përcaktuar Parlamenti gjatë mandatit të Tomisllav Nikoliqit.
"Ky është pozicioni zyrtar i Serbisë, por ka edhe ide të tjera" është shprehur ai.
"Pozicioni ynë startues është se Kosova është pjesë e Serbisë, ndërsa pozicioni startues i atyre (e ka fjalën për shqiptarët - v.j) se Kosova është e pavarur. Cilat janë idetë për kompromis? Nga autonomia në kuadër të Serbisë s'ka gjë", e ka pranuar Daçiq.
Por ai nuk ka hezituar të kërcënohet "nëse dikush i sulmon serbët në veri të Kosovës, shteti duhet t'i mbrojë me ushtri ata njerëz dhe jo me lutje".
-
Daçiq: Njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kompromisi që kërkon Serbia
-
Daçiq: Beogradi i gatshëm për dialog, por jo të pranojë njohjen e Kosovës
-
Daçiq: Kosova dhe Serbia larg vazhdimit të dialogut
-
Daçiqi thotë se Serbia është e angazhuar për zgjidhje kompromisi me Kosovën
-
Daçiq: Serbia nuk mund ta njohë Kosovën në tërë territorin e saj