Në Hagë po paralajmërohet arrestimi i Hashim Thaçit, ka deklaruar të hënën mbrëma ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, teksa ka theksuar se gjasat që një gjë e tillë të ndodhë janë “99 për qind”.
Daçiq, në një intervistë në televizionin serb, “Happy TV” ka thënë se Thaçi e ka ditur se çfarë po ndodh dhe se Specialja nuk do të tregojë nëse aktakuza kundër tij është konfirmuar apo jo.
“Nëse ai (Thaçi) do të dënohet apo jo, këtë gjë nuk e di. Por, gjasat që një gjë e tillë të ndodhë janë 99 për qind”, ka thënë Daçiqi.
Ai ka theksuar se Serbia nuk duhet “të mburret me këtë gjë, por të kërkojnë shtëpi”.
“Ne duhet të mësojmë prej hebrenjve... ta identifikojmë secilën viktimë, të kujtojmë, thjeshtë kjo të jetë dhimbja jonë që bartet nga brezi në brez”, ka theksuar Daçiqi.
-
Vuçiq: Kam dëgjuar se Thaçi do të marrë dënim të rëndë
-
Daçiq: Serbia nën presion të madh, Perëndimi e dëshiron Kosovën në organizata ndërkombëtare
-
Mbrojtja thotë se Policia ka ofruar garanci për lirimin e Thaçit
-
Daçiq: Serbia ka përgjigje për Kosovën
-
Vuçiqi për vendimin e Speciales ndaj Thaçit: E di se do të jetë kryesisht shfajësues