Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka njohuri që vendimi ndaj ish-udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, do të jetë “kryesisht lirues”.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale do të vendosë për gjykimin ndaj Thaçit dhe tre udhëheqësve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte.
Të premten, Vuçiqi ka thënë se ka dijeni që vendimi “do t’i mbulojë ditët e paraburgimit, por se kryesisht do të jetë lirues”.
Sipas Vuçiqit, “lojërat me tribunale e gjykata kanë vetëm qëllimin që të thuhet se kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët nuk kanë kryer krime lufte ndaj serbëve dhe se Serbia është fajtorja e përhershme”.
“Sipas asaj që kam mësuar, do ta dënojnë aq sa t’i mbulohet koha e kaluar në paraburgim, ndërsa për pjesën tjetër do të shpallet i pafajshëm. Perëndimorët duan të na thonë: ‘Ju serbët jeni fajtorët e vetëm’”, ka thënë Vuçiqi të premten, sipas mediave serbe.
Edhe
Vuçiq: Kam dëgjuar se Thaçi do të marrë dënim të rëndë
Thaçi dhe të tjerët janë në Hagë që nga viti 2020. Prokuroria ka kërkuar dënim me nga 45 vjet për secilin.
Ish-presidenti i Kosovës akuzohet edhe për pengim të drejtësisë.
-
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
-
Specialja cakton datën e shpalljes së vendimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Ende s’dihet data kur do të shpallet vendimi për Thaçin dhe të tjerët
-
Mishetiqi pyet: Si e dinte Macroni 6 ditë më herët se Thaçi do dënohej dhe pse foli me Vuçiqin për këtë