Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi përmes një shkrese ka renditur argumente për lirimin në arrest shtëpiak të Thaçit.
Ndër të tjera në shkresën e avokatit Gregory W.Kehoe përmendet siç thotë ai, edhe garancia dhënë nga Policia e Kosovës dhe garancitë e vendeve të treta.
Mbrojtja ka theksuar se Thaçi mund të lirohet sipas kushteve që i konsideron të nevojshme Gjykata e Procedurës Paraprake.
Derisa janë renditur shumë arsye, mbrojtja ka kërkuar që të thirret seancë dëgjimore për t’i dëgjuar pikëpamjet e Policisë së Kosovës për realizueshmërinë e lirimit të Thaçit në arrest shtëpiak, pikëpamjet e qeverive të treta për lirimin e Thaçit në territoret e tyre përkatëse, pikëpamjet e palëve dhe të urdhërojë lirimin e përkohshëm të Thaçit në kushte të tilla që konsiderohen të përshtatshme.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, qe akuzuar më 5 nëntor të vitit të kaluar. Ai akuzohet për krime lufte. Pos tij, akuzat e njëjta i ngarkojnë edhe Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e Kadri Veselin si ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
-
Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht
-
Mbrojtja kërkon lirimin e Thaçit, si argument paraqet vendosmërinë e tij për themelimin e Speciales
-
Thaçi mbetet në paraburgim, ndonëse mbrojtja insiston se pushuan rrethanat për këtë masë
-
Thaçit i vazhdohet paraburgimi, mbrojtja kërkon seancë publike për të dëgjuar arsyet
-
Sipas mbrojtjes, Policia ka ofruar garanci për lirim me kusht të Veselit