Dje u bë publik vendimi i Gjykatës së Apelit në Prishtinë, sipas të cilit toka përreth kishës ortodokse serbe “Shpëtimtari i Krishtit” në truallin e Universitetit të Prishtinës, e ngritur në periudhën e pushtimit serb të Kosovës, i takon asaj kishe që përkujton një prej periudhave më tronditëse për shqiptarët dhe simbolizon anën më të errët të regjimeve pushtuese serbe në këtë vend.
Lexo edhe: Mediat serbe raportojnë për vendimin e Apelit për t’ia lënë 4 hektarë të UP-së kishës ilegale serbe
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBëhet fjalë për katër hektarë tokë midis hapësirës ku ndodhen objektet e fakulteteve të këtij universiteti.
Koha.net rikujton se kjo kishë është ndërtuar në hapësirën e Universitetit të Prishtinës, që i është dhënë në pronësi qysh para shumë dekadash me dokumente të ligjshme kadastrale, të ndryshuara gjatë pushtimit nga regjimi i Milosheviqit, që kishte filluar madje para datës së njohur si përudhë pushtuese nga UNMIK-u pas përfundimit të luftës, që është 22 marsi i vitit 1989. Me një rregullore, që ka fuqi ligji, UNMIK-u në fakt i konsideron të paligjshme të gjitha vendimet e marra pas kësaj date nga pushteti në Kosovë.
Ja çfarë thuhet në Rregulloren e UNMIK-ut nr. 1999/24:
« RREGULLORE NR. 1999/24
UNMIK/RREG/1999/24
12 dhjetor 1999
PËR LIGJIN NË FUQI NË KOSOVË
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm,
Në përputhje me autorizimin që i është dhënë me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të datës 10 qershor 1999,
Duke marrë parasysh Rregulloren nr. 1999/1 të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) mbi Autoritetin e Administratës së Përkohshme në Kosovë të datës 25 korrik 1999,
Me qëllim të përcaktimit të ligjit në fuqi në Kosovë,
Shpall sa vijon:
Neni 1
LIGJI NË FUQI
1.1 Ligji në fuqi në Kosovë përfshin:
(a) Rregulloret e shpallura nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe instrumentet ndihmëse të nxjerra në përputhje me to dhe
(b) Legjislacionin në fuqi në Kosovë më 22 mars 1989.
Në rast konfliktesh do të mbizotërojnë rregulloret dhe instrumentet ndihmëse të nxjerra në përputhje me to.
1.2. Në qoftë se një gjykatë e juridiksionit kompetent, një organ ose një person që duhet të zbatojë një dispozitë të legjislacionit, konstaton se një çështje ose një situatë nuk mund të mbulohet nga legjislacioni i përcaktuar në paragrafin 1.1 të kësaj rregulloreje, por mbulohet nga një ligj tjetër në fuqi në Kosovë pas 22 marsit 1989, i cili nuk është diskriminues dhe është në përputhje me nenin 1.3 të kësaj rregulloreje, atëherë gjykata, organi ose personi, si përjashtim, e zbaton atë ligj.
{gallery}