Edhe pse kishte thënë se në fund të shkurtit Kosova do të marrë 100 mijë vaksina të “AstraZenecas”, skema e njohur si “COVAX” në përditësimin e ri ka ndryshuar datat për shpërndarje të vaksinave.
Pasi shkurti kaloi pa sjellë asnjë vaksinë anti-COVID në Kosovë, kjo skemë tashmë ka zgjatur afatin e dërgesave. Në përditësimin e 2 marsit bëhet e ditur se vaksina e “AstraZenecas” në Kosovë mund të vijë deri në muajin maj.
100 mijë e 800 është shifra e saktë e dozave që planifikohet të vijnë përmes kësaj skeme.
Kosova është i vetmi vend në rajon që s’ka nisur ende vaksinimin kundër koronavirusit. Autoritetet kishin premtuar se në muajin shkurt do të nisë vaksinimi, por një gjë e tillë s’ka ndodhur. Qeveria në detyrë kishte dalë publikisht duke njoftuar se ka siguruar 500 mijë vaksina të kompanisë “Pfizer”, por më vonë doli se s’ka kurrfarë kontrate për këto vaksina.
-
100 mijë vaksina nga COVAX-i në Kosovë vijnë në fund të shkurtit
-
Kosova pranon 38.400 vaksina nga COVAX-i, për pak javë edhe 521 mijë të tjera
-
Arrijnë 100 mijë vaksina “Pfizer”
-
Mbi 100,000 vaksina që pritet të vijnë deri në fund të javës do të jenë Pfizer
-
100 mijë doza “Pfizer” do të mbërrijnë në Kosovë deri në fund të majit