Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çmimi i vajit rritet sërish, 2.75 euro për 900 ml

Çmimi i vajit të lulediellit në disa markete në Kosovë është rritur sërish.

Në një foto që ka siguruar KOHA, shihet se në një market shitet vaj prodhim vendor me çmim 2.75 euro për 900 mililitra.

Para pak javëve çmimet e vajit në disa markete kishin arritur deri në 3.49 euro për litër, për çfarë autoritetet e Kosovës reaguan duke marrë masa ndaj disa marketeve.

Ndërkohë po vazhdojnë të rriten çmimet edhe në produkte tjera ushqimore.

Artikuj të ngjashëm