Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimin tavan për derivatet e naftës për të enjten.
Njësoj si të mërkurën, çmimi tavan për një litër naftë është 1.59 euro.
Nuk ka ndryshuar as çmimi i benzinës që të enjten, si të mërkurën do të shitet për 1.49 euro për litër.
Ndërkohë që çmimi i gazit ka rënë për një cent. Te enjten një litër gaz do të shitet 0.76 euro.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.