Gjatë dëshmisë së tij, gjenerali amerikan Wesley Clark i ka përmendur bisedat me “kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, një herë siç tha Clarku, presidenti i Jugosllavisë.
Siç ka treguar ai, Millosheviqi i ka thënë se çfarë bën ai në Kosovë është çështje e brendshme e tij.
Ndërkaq, në një rast tjetër, Millosheviqi i ka thënë se e dinë mirë ç’të bëjnë me shqiptarët dhe se nuk është hera e parë që merren me ta. Clark tha se Millosheviqi i ka thënë se do ta bëjnë atë që e kanë bërë në të kaluarën – t’i vrasin të gjithë.
“Më tha ne e dimë si t’i trajtojmë këta shqiptarë, këta vrasës. Kemi bërë këtë gjë më përpara, nuk është hera e parë. E pyeta: ‘Si i keni trajtuar? Çfarë keni bërë?’ U përgjigj: ‘I kemi vrarë të gjithë’”, është shprehur Clark të hënën në Hagë.
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë përmendi edhe një bisedë me presidentin e Maqedonisë, Kiro Gligorov, i cili pas masakrës së familjes Jashari e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se që nga ai moment shqiptarët në Kosovë do të ngrihen në rezistencë të armatosur.
Clarku nis dëshminë në Hagë
Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s në Evropë, Wesley Clark, po dëshmon në Hagë në çështjen...-
Wesley Clark: Millosheviqi më tha se do t’i vrasë të gjithë shqiptarët
-
Wesley Clark për masakrën e Reçakut: Kishte rrezik që Millosheviqi t’ia linte fajin UÇK-së
-
Vuçiqi komenton deklaratat e Von der Leyenit dhe Costas për funeralin e kriminelit të luftës Mlladiq
-
Kurti: Mohimi fjalë e pamjaftueshme, Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit
-
Mijëra njerëz në Serbi i bëjnë homazhe Mlladiqit, pavarësisht paralajmërimeve të BE-së