Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pasi që Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për president, ka thënë se tashmë është e qartë, që “Albin Kurti nuk kërkon zgjidhje, por pushtet total”.
“Në kohën kur Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për maturi, unitet dhe përgjegjësi shtetërore, ai me vetëdije po e shtyn vendin drejt një krize të re politike. Jo sepse nuk kishte rrugëdalje. Përkundrazi, zgjidhja ishte aty. Mundësia për marrëveshje dhe për zgjedhjen e presidentit ekzistonte. Por Kurti zgjodhi krizën. Zgjodhi përplasjen. Zgjodhi interesin e tij politik mbi interesin e shtetit”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Tutja ajo ka shkruar se Kosova dhe qytetarët e saj nuk e meritojnë këtë ndëshkim që sipas saj, po ua imponon Kurti.
“Institucionet e shtetit nuk janë pronë e askujt, e aq më pak e një njeriu që e sheh pushtetin si qëllim në vetvete. Kosova është më e madhe se ambicia e kujtdo”, ka shkruar Çitaku.
Orët e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit, Haxhiu: Duhen dy kandidatë për të thirrur seancë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk mund të thërrasë seancë për...-
Çitaku: Kurti kërkon kundërkandidat sa për t’ia siguruar kuorumin
-
Çitaku për çështjen e presidentit: I kërkuam Kurtit ta formalizojë kërkesën ndaj nesh, s’e bëri
-
Çitaku: Pa keqpërdorime të resurseve shtetërore, Kurti do të pësonte fiasko edhe më të thellë politike
-
Osmani: Kurti do të ketë dy zgjidhje për çështjen e presidentit
-
Kurti: Pas zgjedhjeve, sërish do të kërkojmë bashkëpunim për një president jopartiak