Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për siç ka thënë ajo, vizitën e tejzgjatur në Greqi.
Sipas saj, pasi të përfundojë pjesëmarrja në një konferencë, askush prej lilderëve të shteteve nuk e vazhdon qëndrimin.
“Rëndom, në konferenca të tilla, kryeministri shkon në hapje, e mbanë fjalimin/takimet dhe kthehet. Më së shumti 2 ditë. As kryeministri i Greqisë nuk rrin aty 1 javë, e lëre më të tjerët. Kosovën po e qeverisë Besnik Bislimi. Duket se kjo është Qeveria Bislimi I, jo Kurti II”, ka shkruar Çitaku të hënën në Facebook.
Kurti shkoi në Greqi më 5 korrik ku mori pjesë në tryezën e organizuar nga qeveria greke dhe gazeta britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian.
Kurti sot (11 korrik) është takuar në Greqi edhe më emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
-
Çitaku: Fëmijërore dhe e papërgjegjshme sjellja e Kurtit, po e dëmton Kosovën
-
Çitaku: Pa keqpërdorime të resurseve shtetërore, Kurti do të pësonte fiasko edhe më të thellë politike
-
Çitaku-Kurtit: Fatmirësisht, Kosova nuk është vetëm e jotja
-
Çitaku: Konferenca e Kurtit ishte material për komedi nëse Kosova s’do të ishte në gjendje të rënduar
-
Çitaku: Kurti në takim na kërkoi t’i nënshtrohemi vullnetit të tij