Sot është mbajtur konferenca e parë vendore për të shpalosur rëndësinë e punës së infermierëve.
Pjesë e kësaj konference ishte ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, i cili u shpreh se konferenca të tilla duhet të ketë sa në shumë, pasi sipas tij janë të rëndësishme për vet shërbimet shëndetësore.
Përmes kësaj, ai tha se do të angazhohet për rregullim të kushteve, në mënyrë që mjekët të kenë të ardhme në Kosovë, pasi pa infermierët nuk ka sistem të mirëfilltë shëndetësor.
Duke folur për moton e kësaj konference që tregon punën e infermierëve gjatë luftës, ministri Ismajli tha se përkushtimi i tyre për t’i mjekuar plagët e luftës ka qenë kontribut i pazëvendësueshëm.
Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemaj tha se provimi më i madh i punonjësve shëndetësor ishte lufta e fundit e ndodhur në Kosovë, transmeton ksp.
Me fjalë të mëdha për infermierët u shpreh dhe kryetari i Odës së Farmacistëve, Arianit Jakupi, i cili tha se duhet bërë bashkë për të arritur objektivat e të gjithëve që të ketë një sistem shëndetësor të qëndrueshëm dhe mirëfilltë.
Ndërsa, kryetari i Komunës se Ferizajt, Agim Aliu tha se përmes kësaj konference përkujtojnë ata që gjatë kohës së luftës janë angazhuar për t’i shëruar plagët për çlirimtarët.
Konferenca është organizuar nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësor të Kosovës, në kuadër të javës ndërkombëtare të infermierëve. Pjesë e kësaj konference kishte dhe deputet të Kuvendit të Kosovës, kurse në fund iu ndan mirënjohje të gjithë atyre që kanë kontribuar në kohën e çlirimit të Kosovës.