Infermierëve në Kosovë duhet t’u rriten pagat, në mënyrë që ata të mos ikin në Gjermani e vende të tjera.
Kështu është thënë nga Oda e Infermierëve në Kosovë, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton ‘Nderojmë të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen’, raporton KTV.
Kryetari i Odës së Infermierëve, Naser Rrustemaj, tha se infermierët kosovarë, jo vetëm në luftë, por gjatë tërë këtyre viteve, bënë më të mirën për të qenë afër pacientëve, edhe në kohën kur u dëbuan nga institucionet shëndetësore.
Ai shtoi se paslufta nuk i gjeti shumë dinjitetshëm infermierët dhe shpesh janë ballafaquar me anashkalimin dhe diskriminimin.
E, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se fakti që infermierët e Kosovës paraqesin një potencial të jashtëzakonshëm, bën që ata të kërkohen nga vendet e tjera.
Edhe
Kërkohet krijimi i kushteve më të mira për infermierët që të mos ikin nga vendi
Ai tha se institucionet do të punojnë më shumë, në mënyrë që e ardhmja e infermierëve të jetë në Kosovë.
Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, duke vlerësuar angazhimin e pashoq të infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, ka thënë se para dy dekadash, në ditët e luftës, ishin mantelbardhët ata që luftuan me vdekjen që i sfidonte luftëtarët e UÇK-së.
-
Ismaili: Mjekët në Kosovë do t’i kenë pagat më të larta në rajon
-
Ikja e infermierëve, shqetësuese – 270 u larguan për pesë muajt e parë të 2025-s
-
Infermierët më të interesuarit për t’u larguar nga Kosova në Gjermani
-
Shtatëfishohet numri i infermierëve kosovarë që kërkojnë licencë për të ikur jashtë shtetit