Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë kanë kërkuar kushte më të mira për komunitetin e infermierëve, me qëllim të parandalimit të ikjes së tyre nga Kosova.
Me rastin e 12 Majit - Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, mbështetje për infermierët ofruan edhe nga ministria e Shëndetësisë.
Kryetari i Odës së Infermierëve, Naser Rrustemaj tha se në dy vjetët e fundit infermierët po sfidohen me pandeminë COVID-19, sfidë kjo e cila ka evidentuar nevojën për fuqizim dhe përmirësim të pozitës së infermierëve.
Ai tha gjithashtu se në mungesë të rregullimit ligjor, por edhe përmirësimit të kushteve të punës, shumë infermierë po ikin nga Kosova.
“Kjo situatë ka dëshmuar rolin dhe rëndësinë e infermierëve dhe nevojën imediate të dhënies së respektit dhe kujdesit të duhur, ligjor dhe institucional. Është evidente se pandemia ka nxjerrë në pah disa probleme që lidhen me pozitën e Infermierëve dhe ka ngritur nevojën e fuqizimit dhe përmirësimit të pozicionit të tyre. Nga kjo arsye OIK ka përgatitur dhe sponsorizuar draft-ligjin për profile të infermierit. Jemi dëshmitarë se në mungesë të rregullimit ligjor, përmirësimit të kushteve të punës, përmirësimit të të ardhurave të infermierëve, ata çdo ditë orientohen në kërkim të vendeve të punës jashtë Kosovës, kështu që në një të ardhme të afërt nëse vazhdon kjo dinamikë do të kemi mungesë të infermierëve dhe profileve të ngjashme. Prandaj, është koha e fundit që me një seriozitet dhe vendosmëri në kohë sa më të shpejtë të zgjidhen problemet aktuale të bartura për një kohë të gjatë ”, u shpreh ai.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku u shpreh se ministria e Shëndetësisë po punon në krijimin e kushteve më të mira të punës për infermierët me qëllim që pengohet edhe ikja e këtij komuniteti nga Kosova.
Edhe
713 infermierë kërkuan licencë për punësim jashtë vendit gjatë 2023-s
Ajo tha se vaksinimi i suksesshëm kundër COVID-19 është dëshmia më e mirë e punës së infermierëve.
Ndërsa, zëvendëskryetarja e OIK-së, Lirie Beqiri u shpreh se si komunitet i infermierëve dolën faqebardhë në ballafaqimin me COVID-19.
-
Shtatëfishohet numri i infermierëve kosovarë që kërkojnë licencë për të ikur jashtë shtetit
-
Mbi 400 infermierë për 7 muaj u larguan nga Kosova, kërkohet reagimi i institucioneve
-
Bie numri i profesionistëve shëndetësorë që kërkojnë të ikin nga Kosova
-
Ikja e infermierëve, shqetësuese – 270 u larguan për pesë muajt e parë të 2025-s