Si asnjëherë më parë, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ua ka tërhequr vërejtjen politikanëve në Kosovë, raporton KTV.
E gjithë porosia ka qenë për shkak të iniciativës për ta zhbërë Gjykatën Speciale.
Ka thënë se Kosova ka dhënë përkushtimin e vet për drejtësi, por kjo tani është në rrezik. Përfaqësuesi i SHBA-së në Kosovë ka kujtuar ndihmën e vendit të tij për luftën në Kosovë e ka thënë se sakrifica e ushtarëve amerikanë për të mbrojtur parimin e drejtësisë, është borxh që duhet të kthehet edhe sot.
Ai ka shtuar se ka udhëheqës të kohës së luftës, që kanë kryer krime të rënda kundër të tjerëve, për çka duhet të japin llogari dhe kjo është përse është krijuar Gjykata Speciale.
Delawie ka thënë se Kosova nuk ka demonstruar se është e aftë të ndajë drejtësi për raste të profilit të lartë dhe se dëshmitarët vazhdojnë të kërcënohen.
-
Delawie: Kemi hulumtuar arkivat në Washington, UÇK-ja kishte 15 mijë ushtarë
-
Delawie: Jemi të përkushtuar ndaj sovranitetit të Kosovës, s’duam marrëveshje që krijon probleme
-
Delawie: Populli i Kosovës është kundër zhbërjes së Speciales
-
Delawie: Specialja nuk do të gjykojë një popull, por rastet individuale
-
Greg Delawie urgjentisht në Kuvend për Specialen, duket i shqetësuar