Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kanë raportuar para anëtarëve të Komisionit për integrime evropiane lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, raporton KTV.
Fillimisht, ministrja Hoxha tha se Kosova do të lëvizë lirshëm brenda këtij viti, pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret. Ajo foli me shifra për rastet e evidentimit të korrupsionit, kusht ky tjetër për liberalizimin, ndërsa, sipas saj, topin për të vendosur e ka Bashkimi Evropian.
Pas këtyre deklaratave reagoi opozita me, ç’rast tha se Kosova ka dështuar ta luftojë krimin dhe korrupsionin.
Derisa vetëm një orë më parë, ministrja e Integrimeve tha se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret, në të njëjtin vend ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, foli për kriteret e paplotësuara. Ai tha se po angazhohen që gjendja e Gjyqësorit të përmirësohet.
Armend Zemaj ka pyetur ministrin se çka do të ndërmarrë lidhur me refuzimin e gjykatësve dhe prokurorëve që të marrin rastet e nivelit të lartë, siç është ai Azem Sylës në rastin "Toka", i cili tashmë ka kaluar nga EULEX-i te vendorët.
-
Ministrja Hoxha skeptike se shtatori do të sjellë liberalizim vizash për kosovarët
-
Hoxha: Kemi pritur dhe duam vlerësim objektiv për vizat nga BE-ja
-
Hoxha: Vlerësime më të mira se në vitin e kaluar nga Raporti i KE-së
-
Hoxha pas zgjedhjeve në BE: Presim vendim sa më të shpejtë për lëvizjen e lirë
-
Hoxha: Kemi nevojë për mbështetjen e BE-së për liberalizim