Kuvendi i Kosovës, ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për gjendjen alarmante të ndotjes së ajrit në Prishtinë, raporton KTV.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Prishtina është bërë qytetet vështirë i jetueshëm, derisa ka kërkuar nga të gjithë që të lënë anash interesin partiak por të mendojnë si prindër të fëmijëve të rrezikuar nga ky ajër i ndotur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se jeta e qytetarëve në kryeqytet pothuajse është ngufatur, hapësirat publike po ngushtohen dhe shumë pjesë të kryeqytetit po u ngjajnë labirinteve të zymta.
Ndërkohë, Dardan Sejdiu nga Vetëvendosje ka thënë se po diskutohet një temë ku çdo vit në planet vdesin rreth 3 milionë njerëz. Ai ka thënë se Komuna e Prishtinës sot po ngrohet me avull nga projekti i koogjenerimit, derisa janë të mbjella mbi 10 mijë fidane.
Ndërsa Besa Gaxherri nga LDK-ja sërish ka thënë se asnjë hallkë institucionale nuk funksionon e në çdo cep të qytetit e fshatrave ka mbeturina.
Evgjeni Thaçi-Dragusha nga PDK-ja temën që sot po diskutohet në Kuvend e ka quajtur si më të rëndësishmen që nga pavarësia e Kosovës. E Ahmet Isufi, në emër të AKK-së, tha se nxjerrja e një rezolute do të ndikonte në përmirësimin e kësaj gjendjeje.