Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çfarë deklaroi në gjykatë e dashura kosovare e Nuredin Dumanit

“Nuk e kam pas idenë se mund të kishte identitet tjetër dhe se kishte probleme me ligjin”, kështu ka deklaruar e dashura nga Kosova e 39-vjeçarit Nuredin Dumani, i arrestuar tre ditë më parë në Fier pasi u plagos në Elbasan.

E dashura 20-vjeçare nga Gjilani, M. Hajdini, ka thënë se e njihte me emër tjetër Dumanin.

“E njihja me emër tjetër, më kishte thënë se ishte 27 vjeç dhe se do fejoheshim së shpejti”, ka thënë ajo para gjykatës.

Jashtë gjyqit kishin ardhur dhe dy vëllezërit e saj nga Kosova që kanë pritur për ta takuar.

Gjykata ka marrë vendim për “detyrim paraqitje” ndaj 20-vjeçares. /BalkanWeb