Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës janë certifikuar pas përfundimit të trajnimit për snajperë.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ndanë certifikatat për personelin e trajnuar.
Rama dhe Mehmeti vlerësuan lartë angazhimin e përbashkët në mes dy institucioneve dhe u zotuan për bashkëpunim dhe koordinim edhe në të ardhmen në fushat e interesit të përbashkët, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.
“Ngritja e kapaciteteve profesionale dhe taktike është prioritet i FSK-së. Nga sot FSK-së i shtohen kuadro specialistike, mirë të përgatitura nga instruktorë të Policisë së Kosovës edhe në këtë fushë shumë të rëndësishme operacionale”, thuhet në komunikatë.
{gallery}
-
Pjesëtarë të FSK-së stërviten për snajperë dhe liderë luftarakë
-
FSK-ja trajnon snajperistët e rinj për qitje precize në distanca të largëta
-
FSK-së i shtohen snajperistë profesionistë
-
FSK-ja furnizohet me snajper të teknologjisë së fundit
-
Osmani për nëntogerët e rinj: Jeni besimi që Kosova do të jetë në duar të sigurta