Prishtinë, 26 maj – Janë certifikuar 19 ndërmjetësues për rajonin e Mitrovicës, nga të cilët 14 janë serbë dhe boshnjakë, të cilët do të punojnë në komunat e veriut. Certifikatat e ndërmjetësimit i ka dorëzuar sot ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha. Ajo, gjatë ceremonisë së dorëzimit të tyre, theksoi se me zhvillimin e mëtejmë të institucionit të ndërmjetësimit po lehtësohet puna në gjyqësorin e Republikës së Kosovës.
Gjatë kësaj ceremonie, ministrja Hoxha, theksoi se me zhvillimin e mëtejmë të institucionit të ndërmjetësimit, po lehtësohet puna në gjyqësorin e Republikës së Kosovës dhe ky është një hap drejt integrimit të komuniteteve në sistemin tonë të drejtësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Profesionet e lira, në veçanti ndërmjetësimi, shënon hap përpara në ofrimin e shërbimeve efikase për qytetarët e Republikës së Kosovës”, theksoi ministrja Hoxha dhe vuri në dukje se profesionet e lira kanë ndikuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve në sistemin e drejtësisë.
Ministrja Hoxha kërkoi nga ndërmjetësuesit e rinj që punën e tyre ta kryejnë me përkushtim dhe profesionalizëm dhe njëherësh duhet pasur parasysh ndjeshmërinë e fushë-veprimtarisë se tyre.
Ministrja i inkurajoi të pranishmit në ushtrimin e profesionit në pajtim me ligjin, duke theksuar se fuqizimi i mëtejmë i këtij institucioni, është i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në vend.