Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria në Mitrovicë e vlerëson tejet efikase Qendrën për Ndërmjetësim

Foto: Koha / ilustrim

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla dhe prokurori Arjan Xhema, në bashkëpunim me Qendrën për Ndërmjetësim kanë mbajtur një sesion informues me palët e interesuara në lidhje me mekanizmin e ndërmjetësimit dhe shërbimet që i kjo qendër, si dhe bashkëpunimin në këtë aspekt me Prokurorinë.

Syla ka thënë se bashkëpunimi me këtë qendër ka ndihmuar prokurorinë në kryerjen e shumë lëndëve që ligji iu mundëson të kryhen nga ndërmjetësimi. Ai ka thënë se “bashkëpunimi i shkëlqyer do të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

Në anën tjetër, prokurori Xhema u ka shpjeguar palëve të interesuara mekanizmat e ndërmjetësimit, kornizën ligjore të ndërmjetësimit, lëndët që mund të shkojnë në ndërmjetësim dhe lehtësimet për palët e interesuara të përdorin këtë mekanizëm të ri në Kosovë.

Sipas njoftimit nga prokuroria, bashkëpunimi mes dy institucioneve ka ndikuar që shumë lëndë të kryhen më shpejtë. Po ashtu ky proces kryhet më lirë se në procedura gjyqësore.