Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Dhurata Hoxha, sot, ka marrë pjesë në Konferencën me temën “Rritja e cilësisë dhe efekteve të donacioneve të jashtme”, me ç’rast u bë prezantimi i të gjeturave dhe rekomandimeve nga vlerësimi i projekteve dhe programeve të donatorëve të jashtëm në sektorin e Drejtësisë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Gjatë konferencës, Hoxha ka falënderuar komunitetin e asistencës ndërkombëtare për kontributin e vazhdueshëm në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve të Kosovës. Ministrja Hoxha deklaroi se ballafaqimi i Shtetit të Kosovës me tradita të ndryshme juridike shpesh ka shtangur dhe pse jo, ka ngrirë gjymtyrë të caktuara të sistemit juridik në përgjithësi dhe sektorit të drejtësisë në veçanti, megjithatë janë krijuar institucione të qëndrueshme.
“Krahas zhvillimeve shoqërore dhe politike që po ndodhnin shpejtë në Kosovë, kemi arritur që të krijojmë institucione të qëndrueshme në të gjithë dikasterët shtetërorë”, tha Hoxha.
-
Zyrtarë të drejtësisë nga Shqipëria në Kosovë, theksohet rëndësia e shkëmbimit të përvojave
-
Përpjekje për transparencë në sistemin gjyqësor
-
Hoxha: Rendi dhe Ligji në shërbim të qytetarëve pa dallim
-
Haxhiu thotë se shoqëria civile do të përfshihet në hartimin e politikave të Ministrisë së Drejtësisë
-
Hoxha: Përkrahja e Agjencisë Zhvillimore Austriake vazhdimësi e bashkëpunimit të shkëlqyer