Sot, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mori pjesë në konferencën e organizuar nga drejtuesit e projektit të BE-së, “Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në sistemin gjyqësor dhe prokurorial”, ku morën pjesë Natalia Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, drejtues të gjyqësorit, prokurorisë dhe ambasadorë, njofton kumtesa ministrore, transmeton koha.net.
“Vazhdimisht jemi duke punuar që sistemi gjyqësor dhe prokurorial të jetë sa më transparent, i përgjegjshëm dhe i qasshëm për të gjithë qytetarët. Jemi duke bërë përgatitjet për të filluar me procesin e Rishikimit funksional të Sektorit të sundimit të ligjit, i cili do të rezultojë me një Strategji gjithëpërfshirëse për tërë sektorin e sundimit të ligjit”, theksoi hoxha.
Kemi planifikuar plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve të pakos gjyqësorit, theksoi ministrja, në plotësim ndryshimit të legjislacionit penal dhe kundër korrupsionit, çështjeve që kanë të bëjnë me suspendimin e zyrtarëve të lartë publik kur kemi të bëjmë me rastet korruptive.
Ministria e Drejtësisë është duke bashkërenduar veprimet në hartimin e politikave dhe ligjeve me zhvillimet në sistemin gjyqësor e prokurorial të Kosovës.
“Disa nga çështjet madhore aktuale janë: Përfundimi i decentralizimit të shërbimeve nga KGJK në Gjykata, implementimi i projektit të financuar nga Qeveria Norvegjeze për menaxhimin e lëndëve, zvogëlimi i numrit të lëndëve të pazgjidhura dhe atyre të pa-ekzekutuara, avansimi i sistemit të statistikave sipas standardeve të BE-së, fuqizimi i profesioneve të lira ligjore dhe përmirësimin e marrëdhënieve me publikun me qëllim të rritjes së transparencës dhe besimit të publikut ndaj sistemit të drejtësisë”, theksoi Hoxha.
Funksionimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial në përputhje me standardet demokratike dhe profesionale, vuri në dukje ministrja, është vital për përforcimin e sundimit të ligjit me përfitime të menjëhershme për publikun, por gjithsesi është edhe qenësor për bashkëpunimin ndërkombëtar, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja.
-
Hoxha: Duhet të punohet në eliminimin e ndikimit politik në gjyqësor
-
Përvojat bavareze në fushën e drejtësisë, me interes për Kosovën
-
Zyrtarë të drejtësisë nga Shqipëria në Kosovë, theksohet rëndësia e shkëmbimit të përvojave
-
Vlerësohet asistenca ndërkombëtare në drejtësi
-
Hoxha: Rishikimi funksional është shtytje për efikasitetin e institucioneve të Drejtësisë